Në kuadër të komponentit
EU4LEA organizoi në Akademinë e Sigurisë një workshop dy-ditor dhe seminarin pasues duke synuar prezantimin para psikologëve të Policisë së Shtetit Shqiptar metodologjinë e punës, funksionimin dhe strukturat e shërbimit psikologjik në zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e kapaciteteve të PSH-së në planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e burimet njerëzore, financiare dhe teknike.
Me mbështetjen e shkëlqyer të ekspertëve të lartë nga Policia e Shtetit të Lituanisë, Policia e Shtetit Shqiptar pati shansin të eksploronte zgjidhjet alternative dhe efikase për të ndihmuar hetuesit në aspekte të ndryshme operacionale, si profilizimi kriminal, teknikat e duhura të dëgjimit të viktimave veçanërisht të cenueshme si të miturit, gratë dhe të tjerët.
Gjatë aktivitetit, ekspertët prezantuan rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë së psikologëve në Policinë e Shtetit Shqiptar dhe dhanë disa orientime për të garantuar një përzgjedhjeje adekuate të personelit që synojnë të regjistrohen në polici si dhe monitorimin e vazhdueshëm gjatë jetës së tyre profesionale. U theksua rëndësia e mbështetjes psikologjike në rast vështirësie dhe mundësia e shërbimeve anonime të këshillimit.
Si rezultat i seminarit, ekspertët e projektit kontribuan në hartimin e një manuali xhepi në lidhje me veprimtarinë e psikologëve në PSH dhe identifikimin e një sërë rekomandimesh në lidhje me përzgjedhjen dhe trajnimin e punonjësve të ardhshëm të policisë.
3 “Përmirësimi i kapaciteteve të PSHSH-së për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, financiare dhe teknike”, EU4LEA organizoi një tryezë pune dy-ditore në datat 28-29 Mars 2023 drejtuar psikologëve të Policisë së Shtetit Shqiptar. Tryeza e punës u pasua nga një seminar njëditor i mbajtur më 30 mars 2023 me drejtues të Burimeve Njerëzore të Policisë së Shtetit mbi metodologjinë e punës, funksionimin dhe strukturat e shërbimit të psikologëve në agjencitë e zbatim të ligjit.
Tryeza e punës dhe seminari u mbajtën nga projekti Ekspertët Afatmesëm dhe Afatshkurtër nga Policia e Shtetit të Lituanisë, të cilët ndanë përvojën dhe njohuritë e tyre me psikologët e Policisë së Shtetit Shqiptar. Gjatë seminarit ekspertët ndanë gjetjet dhe rezultatet e tryezës së punës dhe prezantuan rekomandimet për përmirësimin e aktiviteteve të psikologëve në Policinë e Shtetit Shqiptar. Si rezultat në përmbyllje të tryezës së punës, ekspertët e projektit kontribuan në hartimin e një udhëzuesi në format të përmbledhur në lidhje me veprimtarinë e psikologëve në PSH dhe identifikimin e një sërë rekomandimesh në lidhje me përzgjedhjen dhe trajnimin e punonjësve të ardhshëm të policisë.





