EU4LEA , Seminar / Trajnim në punë për përgatitjen e raporteve policore për Krimin e Organizuar

8 Qershor 2023, Akademia e Sigurisë.

Një Seminar/trajnim në punë i frytshëm, i cili synon përmirësimin e përgatitjes se oficerëve të çështjeve si të PSh ashtu dhe BKH, hetuesve dhe policisë gjyqësore për të strukturuar më mirë metodologjinë e raportimit të përdorur në raportet për hetimin e krimit të organizuar, u bë edhe një herë një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe diskutime për këto shërbime si nga pikëpamja e Prokurorisë së Posaçme, ashtu edhe nga Prokuroria e Përgjithshme e hetuesit e BKH dhe PSH.

Magjistratët e SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës diskutuan së bashku me homologët italianë për tema të nxehta si teknikat e veçanta të hetimit, dispozitat ligjore dhe kritikat që lidhen me përdorimin praktik të këtyre teknikave nga hetuesit e BKH-së dhe PSH-së dhe shumë të tjera.

Duke ditur se shërbimet e raportimit, që ofrohen nga oficerët e policisë për Prokurorinë, si SPAK ashtu edhe PP, janë mjete shumë të rëndësishme dhe vendimtare për një gjykim të suksesshëm në gjykatë, Drejtuesi i Ekipit EU4LEA dhe EAM sqaruan në detaje se si të homologet italian trajtojnë lloje të ndryshme raportimi dhe shënimesh si dhe raportet e informacionet e ndërmjetme ose përfundimtare.