Komponenti 4 – Menaxhimi i Integruar të Kufirit

“Përmirësimi i koordinimit ndërinstitucional për bashkëpunim efektiv ndërkombëtar në përputhje me politikat kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit”

Aktivitetet e parashikuara në rezultatin e sipërpërmendur synojnë forcimin e kapaciteteve të PSh në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit si dhe përfshirjen e të gjitha agjencive të tjera kompetente që operojnë në këtë fushë. Projekti do të mbështesë përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator dhe akteve nënligjore dhe procedurave përkatëse për një përafrim të mëtejshëm me acquis të BE-së. Në koordinim të ngushtë me FRONTEX-in, projekti do të ndihmojë Departamentin e Policisë Kufitare dhe Migracionit (DPKM) në zhvillimin dhe zbatimin e procedurave të punës/operacionale dhe në përgatitjen dhe zbatimin e trajnimeve. Ndihma do të ofrohet për krijimin e një kurrikule të dedikuar trajnimi për PKM dhe ofrimin e trajnimeve specifike mbi masat dhe hetimet kundër korrupsionit, për të përmirësuar më tej bashkëpunimin policor në lidhje me luftën kundër kontrabandës dhe trafikimit të migrantëve.