Prokurorët e SPAK takohen me kolegët e Prokurorisë Antimafia në Romë.

Romë, 20-24 mars 2023. Projekti i financuar nga BE, EU4LEA mbështeti prokurorët e SPAK-ut duke organizuar një javë pune me kolegët e tyre nga Prokuroria Antimafia e Romës për të shkëmbyer praktikat më të mira mbi krimin e organizuar dhe hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve dhe lidhjeve kriminale te trafikut të drogës mes Shqipërisë, Evropës dhe Amerikës së Jugut. 

Java e punës ishte një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin e delegacionit shqiptar mbi mundësitë e ofruara nga platformat e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor të Bashkimit Evropian si Urdhri Evropian i Hetimit, Urdhri Evropian i Arrestit, Sistemi i Informacionit Shengen dhe projekti i Europolit “@on” në hetimet e përbashkëta.

Delegacioni shqiptar, i cili përfshinte drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policisë së Shtetit Shqiptar, pati gjithashtu mundësinë të bashkohej në takime me njësinë hetimore elitare italiane si Grupi i Operacioneve Speciale të Karabinierëve (ROS), Shërbimi Qendror i Hetimit të Krimit të Organizuar i Guardia di Finanza (SCICO) , Qendra e Antikrimit të Policisë së Shtetit (Departamenti i Krimit Kibernetik dhe Mjekësia Ligjore) ku u treguan mjete të posaçme hetimore moderne.

Për më tepër, delegacioni iu bashkua takimeve të punës në institucionet kryesore ndërinstitucionale qendrore të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar në nivel ndërkombëtar, si Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale, Drejtoria e Hetimit Antimafia dhe Drejtoria Qendrore Kundër Narkotikëve. Shkëmbimi i përvojës profesionale gjatë takimeve lejoi përqendrimin në nevojat specifike të homologëve shqiptar dhe hapi rrugën  nismave të ardhshme mbështetëse që synohen mbi tema operacionale të posaçme.