Vizitë në pikat e kalimit kufitar

Komponenti për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të projektit EU4LEA, në vijim të nën-aktivitetit 4.1.2 të Planit të Parë të Punës mbi “Vizitat në terren në Pikat kryesore të Kalimit Kufitar për të monitoruar dhe vlerësuar zbatimin e legjislacionit dhe kuadrit rregullator”, organizoi një vizitë në Pikat e Kalimit Kufitar me Malin e Zi, që mbulohen nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Shkodër, në datat 11 – 12 Tetor 2022.

Qëllimi i vizitës ishte për të parë dhe diskutuar mbi çështje që lidhen me rregulloret dhe procedurat, me infrastrukturën, pajisjet, burimet njerëzore, ngarkesën në punë, nevojat për trajnim dhe mbi çështje të tjera me interes për policinë kufitare.

U organizuan takime me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Shkodër, me shefat dhe punonjësit e Pikave të Kalimit Kufitar të Morinës, Hanit të Hotit, të Grabomit dhe të Vermoshit, duke shkëmbyer informacion mbi performancën në punë dhe mbi disa shqetësime dhe nevoja të punonjësve të kufirit dhe migracionit në këtë rajon.