Misioni vlerësues për zbatimin e Planit të Integritetit të Policisë së Shtetit

Në kuadër të mbështetjes së dhënë për Policinë e Shtetit Shqiptar, projekti EU4LEA përgatiti dhe realizoi një aktivitet tre-ditor për të vlerësuar situatën aktuale lidhur me zbatimin e Planit të Integritetit të Policisë së Shtetit. Objektivi madhor i këtij aktiviteti ishte rritja e kapaciteteve organizative dhe administrative të strukturave përkatëse të PSH për të identifikuar praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE-së në drejtim të monitorimit të zbatimit të Planit të Integritetit. Ky aktivitet u zhvillua gjatë ditëve 2-4 Nëntor 2022, nga një ekspert i lartë ndërkombëtar Z. Giovanni Pasqua me përvojë të gjerë në zhvillimin dhe monitorimin e fushave të ndryshme të BNj dhe hartimin e Planit të Integritetit. Për të finalizuar me sukses këto aktivitete, eksperti zhvilloi takime me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.