EU4LEA, përfundoi misionin 3 ditor për menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Logjistike

Projekti EU4LEA, rekrutoi dy Ekspertë Ndërkombëtarë Afatshkurtër (EASH), për të kryer një vlerësim dhe analizë mbi situatën aktuale në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe logjistike të Policisë së Shtetit Shqiptar (PSH) dhe Akademisë së Sigurisë (AS).

Për të finalizuar me sukses këto aktivitete, ekspertët mbajtën takime me strukturat përkatëse të PSH, si Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Akademia e Sigurisë dhe strukturat e saj përkatëse.

Ky mision mbuloi zhvillimin e përditësuar në Akademinë e Sigurisë, në lidhje me sistemin e rekrutimit, procesin fillestar dhe të vazhdueshëm të trajnimit, si dhe me zhvillimin dhe koordinimin e kurrikulave të trajnimit, me qëllim identifikimin dhe sigurimin e praktikave më të mira të vendeve anëtare të BE-së për sa i përket metodologjive të trajnimit, programeve, kurrikulave për të afruar praktikën shqiptare me standardet e BE-së.