Ceremonia e hapjes së projektit EU4LEA

Më 23 Shtator 2022, projekti EU4LEA ‘Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri organizoi në Tiranë,  ceremoninë e hapjes së projektit, me pjesëmarrjen e përfituesve kryesorë të projektit dhe palëve të interesuara.  

Projekti EU4LEA është financuar nga Komisioni Evropian nën instrumentin për Ndihmën e Para-Aderimit II (IPA II). Projekti EU4LEA nisi fazën e tij të zbatimit më 1 qershor 2022 dhe pritet të zgjasë njëzet e katër muaj. Projekti zbatohet nga Ministria e Brendshme e Republikës së Italisë, si partneri kryesor në konsorcium me Ministrinë Federale të Brendshme të Republikës së Austrisë dhe ‘Fondacioni Ndërkombëtar dhe Ibero-Amerikan për Administratën dhe Politikat Publike’- FIIAPP , Spanjë.

Sh.S. Znj. Christiane Hohmann, Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Bledar Cuci, Minister i Brendshëm, Z. Olsian Cela,  Prokuror i Përgjithshëm, Z. Arben Kraja Drejtues i Strukturës së Posaçme për Anti – Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) dhe Z. Vittorio Rizzi, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Publike, Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale, Policia e Shtetit Italian,  nderuan me praninë e tyre dhe mbajtën fjalën gjatë ceremonisë së hapjes së projektit.

Znj. Hohmann, ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për të mbështetur homologët shqiptarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadorja përmendi se bashkëpunimi i projektit me përfituesit konsiderohet si strategjik dhe i rëndësishëm në funksion të fillimit të procesit të negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE. Shkëlqesia e saj shprehu gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta parë Shqipërinë të ketë sukses në përpjekjet e saj dhe siguroi që projekti EU4LEA është një nga mjetet kryesore të Bashkimit Evropian që do të sigurojë mbështetje për institucionet shqiptare. Në fund të fjalës, Shkëlqesia e saj falënderoi në veçanti krerët e institucioneve shqiptare dhe stafin e tyre të cilët janë përfitues të këtij projekti për ripërtëritjen e besimit të tyre. Ajo i uroi institucioneve shqiptare një bashkëpunim të suksesshëm me projektin në mënyrë që të arrihen rezultate të prekshme dhe vendi të përparojë drejt pranimit në BE.

Z. Cuci, Ministër i Brendshëm vlerësoi mbështetjen e ofruar nga Bashkimi Evropian. Përveç kësaj, ai riafirmoi angazhimin e përbashkët për të përparuar axhendën evropiane, si dhe për të nxitur agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit që të vazhdojnë të punojnë për të përmbushur të gjitha objektivat dhe për të thelluar rezultatet në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 të BE -së, të konsideruara si shtylla kurrizore e të gjithë procesit të pranimit në BE. Ministri i Brendshëm falënderoi veçanërisht Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri për mbështetjen e ofruar për agjencitë e zbatimit të ligjit nga Bashkimit Evropian. Ai shtoi se Shqipëria tani ka hyrë në rrugën e pakthyeshme për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Në fund të fjalës së tij, Ministri i Brendshëm gjeti rastin për të shprehur vlerësimin e tij për asistencën që do të japë projekti dhe inkurajoi ekipin e projektit EU4LEA në bashkëpunim të mëtejshëm duke shpresuar se ndikimi i ndihmës së tij të mos jetë vetëm i prekshëm, por edhe jetëgjatë.

Z. Çela, Prokurori i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme përmendi se ndihma e Bashkimit Evropian të dhënë përmes projektit EU4LEA vjen në një moment të rëndësishëm të zbatimit të reformës në drejtësi, atë të konsolidimit të institucioneve të reja ose atyre që ri-strukturoren prej tij. Ai siguroi angazhimin e plotë nga ana e Prokurorisë, në mënyrë që të krijohet sinergjia e nevojshme për arritjen e objektivit të përbashkët, atë të përafrimit të performancës së agjencive të zbatimit të ligjit me standardet më të mira të Bashkimit Evropian.

Z. Rizzi- përmendi që projekti trajton fushën e rëndësishme të konsolidimit të kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe lehtësimin e rrugës së institucioneve shqiptare drejt standardeve të Bashkimit Evropian, si në aspektin gjyqësor ashtu edhe në fushën e sigurisë. Për më tepër, EU4LEA do tu garantojë qytetarëve shqiptarë një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm ku të promovohet rritja ekonomike dhe sociale të vendit, duke përmirësuar aftësitë organizative, administrative, menaxheriale dhe teknike të policisë së shtetit shqiptar si dhe duke optimizuar rezultatet, në koordinim me zyrat përkatëse të prokurorisë së përgjithshme shqiptare dhe agjensitë e institucione të tjera kompetente.

Z. Kraja Drejtues i Strukturës së Posaçme për Anti – Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, theksoi që ndihma e Bashkimit Evropian të ofruar përmes projektit EU4LEA është e rëndësishme për të forcuar kapacitetet hetimore të SPAK. Ai falënderoi drejtuesin e ekipit të projektit EU4LEA dhe ekipin e tij për gatishmërinë dhe angazhimin e treguar për të përfshirë në aktivitetet e projektit, nevojat dhe objektivat institucionale. Përveç kësaj ai theksoi mbështetjen dhe kontributin e drejtuesit të ekipit në Komisionin Ndërkombëtar të Rishikimit të BKH-së.

Në fund të ceremonisë së hapjes   së projektit Z. Fabio Ottaviani, drejtuesi i ekipit EU4LEA bëri një përmbledhje të projektit duke u përqëndruar në fushat kryesore të ndërhyrjes. Ai siguroi përfituesit e projektit për gatishmërinë dhe angazhimin e projektit EU4LEA për t’iu përgjigjur përparësive institucionale shqiptare, me qëllim të përmbushjes së objektivave të përgjithshëm dhe specifike të projektit

Ai theksoi se projekti Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri është një projekt i asistencës teknike të financuara nga BE me një element prokurimi, i krijuar për të mbështetur dhe ndihmuar agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit shqiptar në veçanti Policinë e Shtetit, Ministrinë e Brendshme, SPAK (Prokuroria e Posaçme dhe BKH),  Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë prokuroritë e rretheve gjyqësore, në arritjen e objektivave të tyre dhe afrimin të performancës së tyre me standardet më të mira të BE -së. Qëllimi i përgjithshëm i projektit EU4LEA është të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Objektivat specifike të projektit EU4LEA janë: 1. Përmirësimi i performancës së Policisë së Shtetit Shqiptar, SPAK-ut (Prokuroria e Posaçme dhe BKH), Prokurorisë së Përgjithshme /Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe agjencive përkatëse në luftën kundër krimit të rëndë/të organizuar, të korrupsionit të kryer në nivele të larta dhe krimit mjedisor 2. Përmirësimi i Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK).