Vizitë zyrtare e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) pranë Agjencive Ligjzbatuese Italiane

Projekti EU4LEA i financuar nga BE mbështeti një mision tre-ditor trajnimi në terren për Byronë Kombëtare të Hetimit, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i BKH-së, më 14-16 nëntor 2022 në Romë, Itali.

Misioni kishte për qëllim t’i siguronte BHK-së zgjidhje përsa i përket strukturës dhe taktikave speciale që synojnë të luftojnë terrorizmin, krimin e organizuar dhe të rëndë e mafioz, pastrimin e parave dhe krimin kibernetik. Hetuesit shqiptarë iu bashkuan disa takimeve operative të zhvilluara përkatësisht në Drejtorinë Hetimore Antimafia, Departamentin Kundër Krimit Kibernetik të Policisë së Shtetit Italian, Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Trupës së Karabinierëve, Njësinë Speciale të Policisë Monetare të Policisë ‘’Guardia di Finanza’’. Për më tepër, oficerë të lartë policie nga Njësia Kombëtare Italiane e Europolit, informuan delegacionin shqiptar mbi potencialin dhe funksionimin e mjeteve të bashkëpunimit policor të BE-së, me fokus në shkëmbimin e informacionit përmes Aplikacionit të Sigurt të Rrjetit të Shkëmbimit të Informacionit (SIENA).

Më shumë foto …..