Analistët e Policisë së Shtetit Shqiptar takohen me kolegët e tyre të Shërbimit Qendror Operativ të Policisë së Shtetit Italian

Në kuadër të bashkëpunimit të projektit EU4LEA me Policinë e Shtetit Shqiptar më 16-17 Mars 2023 një ekip analistësh i PSh-së zhvilloi takime pune në Romë me departamente të specializuara të Agjencive Italiane të Zbatimit të Ligjit, konkretisht Shërbimin e Analizës Kriminale të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Shërbimin Qendror Operativ (SCO) të Drejtorisë Qendrore Kundër Krimit të Policisë së Shtetit Italian. Delegacioni i PSh-së u njoh me mjetet e analizës kriminale dhe rolin e tyre në parandalimin e krimit në nivel strategjik si dhe mjet mbështetës për aktivitetin hetimor kundër krimit të organizuar.