Projekti EU4LEA kreu vizita vijuese në terren në Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Shkodër dhe Kukës dhe në pikat përkatëse të kalimit kufitar (PKK), në datat 22–24 nëntor 2023. Qëllimi kryesor i vizitës ishte vlerësimi i situatës në drejtoritë e sipërpërmendura dhe pikat e kalimit kufitar, në vijim të aktiviteteve trajnuese për identifikimin e automjeteve të vjedhura dhe dokumenteve të falsifikuara dhe përdorimin e pajisjeve përkatëse të dhuruara nga projekti EU4LEA për këtë qëllim. Në fokus ishin edhe përmirësimet e arritura në lidhje me burimet njerëzore dhe infrastrukturën në këto PKK, bazuar në rekomandimet e projektit nga vizitat e mëparshme. U organizuan takime me drejtuesit përkatës vendor të kufirit dhe migracionit, shefat e sektorëve, shefat e stacioneve dhe PKK-ve të vizituara.
Friday, October 4, 2024