Vizitë pune në JOO Vjena

Projekti EU4LEA organizoi një vizitë pune në Zyrën e Përbashkët Operacionale (JOO) në Vjenë për dy zyrtarë të Policisë së Shtetit Shqiptar të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në datat 8-9 nëntor 2023, me qëllim intensifikimin e kontakteve dhe përgatitjen e terrenit për bashkëpunim të mëtejshëm me këtë zyrë, duke marrë përvojë nga praktikat më të mira të aplikuara për hetimin e aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare, me fokus të veçantë migracionin e paligjshëm dhe kontrabandimin e qenieve njerëzore. Delegacioni shqiptar u njoh me strukturën dhe aktivitetet e zyrës së sipërpërmendur, si dhe me mundësitë dhe përdorimin praktik të teknologjive më të fundit, të tilla si nxjerrja e të dhënave nga telefonat celularë, si dhe zbatimin e projekteve të ardhshme (dhoma e trajnimit virtual…). Ky aktivitet erdhi në kohën e duhur me ri-ngritjen e strukturës së hetimit në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.