Një vizitë zyrtare shumë produktive në institucionet evropiane të bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe drejtësisë penale, EUROJUST, u ndërmor me mbështetjen dhe koordinimin e plotë të Projektit EU4LEA, veçanërisht për grupin negociator shqiptar përgjegjës për Kapitullin 24 të acquis communautaire, me fokus me temë “Drejtësia, Liria dhe Siguria”. Kjo vizitë u drejtua nga z. Besfort Lamallari, zv.ministër i Brendshëm, dhe përfshinte përfaqësues të shquar nga institucione të ndryshme brenda grupit negociator, si Drejtori i Drejtorisë së EUROPOL në Policinë e Shtetit Shqiptar (ASP), prokuror nga Struktura e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Hetues nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BHK) dhe perfaqesues nga Prokuroria e Përgjithshme (PP) dhe Ministria e Drejtësisë (MD).
Gjatë kësaj vizite të pasur dy-ditore, delegacioni shqiptar pati mundesine të shprehë vlerësimin e sinqertë si EUROPOL-it ashtu edhe EUROJUST-it për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme bashkëpunuese të deritanishme. Kjo vizitë ofroi një mundësi të paçmuar për delegacionin shqiptar për të kuptuar më thellë mekanizmat teknikë të përdorur nga këto dy institucione. Objektivi kryesor ishte përafrimi i praktikave shqiptare me ato që ndiqen aktualisht nga institucionet e BE-së.
Këto takime nxitën gjithashtu zhvillimin e një bashkëpunimi më të fortë ndërmjet EUROPOL-it, EUROJUST-it dhe institucionet kryesore shqiptare, përfshirë Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Fokusi ishte në rritjen e shkëmbimit të informacionit midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të BE-së, një hap vendimtar drejt krijimit të ekipeve të përbashkëta hetimore. Për më tepër, diskutimet u rrotulluan rreth mbështetjes teknike që EUROPOL dhe EUROJUST mund t’i ofrojnë Shqipërisë në këtë drejtim.
Veçanërisht, delegacioni shqiptar u prit me një pritje të ngrohtë nga përfaqësues të lartë si të EUROPOL-it ashtu edhe të EUROJUST-it, të cilët përsëritën mbështetjen e tyre të palëkundur për përpjekjet e Shqipërisë për të përfunduar procesin e negociatave me Komisionin Evropian, duke çuar përfundimisht në pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo vizitë forcoi angazhimin e të gjitha palëve të përfshira për qëllimin e përbashkët për nxitjen e bashkëpunimit dhe përafrimin mes Shqipërisë dhe BE-së në çështjet e lirisë, drejtësisë dhe sigurisë.