Seminar mbi analizën taktike kriminale

Në datën 4 Prill 2023, projekti EU4LEA organizoi një seminar mbi analizën taktike kriminale në Akademinë e Sigurisë, me pjesëmarrjen e analistëve dhe hetuesve të Policisë së Shtetit Shqiptar. Eksperti EU4LEA (kryeanalist i Shërbimit Qendror Operativ të Policisë së Shtetit Italian) dha një pasqyrë të përdorimit të mjeteve të analizës kriminale për të orientuar në mënyrë efektive hetimin kundër grupeve kryesore të krimit të organizuar. Seminari kishte të bënte me tema të ndryshme, përkatësisht: përcaktimin e rolit taktik dhe strategjik të analistit dhe analizën taktike, përcaktimin e fushave të informacionit nga të cilat secili analist nxjerr informacionin, dallimin strategjik midis saktësisë dhe vlerës së çdo informacioni (p.sh. tabelat, përgjimet, ndjekja, analiza financiare), përdorimi i llojeve të ndryshme të informacionit në mënyrë të përbashkët dhe sinergjike, prezantimi në sistemet e bashkimit të të dhënave thelbësore për ta bërë analizën operacionale efektive në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.