Misioni i Vlerësimit mbi kapacitetet e Institucioneve Ligjzbatuese në Shqipëri për të luftuar krimin mjedisor

Projektit EU4LEA, në funksion të mbështetjes për Institucionet e Zbatimit të Ligjit Shqiptar, zhvilloi një aktivitet 4-ditor, në datat 8-11 nëntor 2022, me objektiv vlerësimin e situatës aktuale në lidhje me krimin mjedisor me fokus krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Për zhvillimin e këtij aktiviteti, projekti rekrutoi dhe solli një ekspert të lartë ndërkombëtar nga Arma e Karabinierëve Italiane, Nënkolonelin Massimiliano Corsano me përvojë të gjerë në fushën e zhvillimit dhe zbatimit të politikave dhe procedurave për të luftuar krimin mjedisor.

Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan takime me përfaqësues të nivelit të lartë të Policisë së Shtetit Shqiptar, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, etj.

Përfituesit e këtij takimi mirëpritën mundësinë për të eksploruar dhe krijuar strukturat e nevojshme për hetimin dhe procedimin e duhur të veprave penale kundër ambjentit.