EU4LEA sjellë një seminar gjithëpërfshirës mbi mjetet e kërkimit të provave për të mbështetur hetime komplekse dhe proaktive.

Tiranë, 15 maj 2023

Së bashku me prokurorë shqiptarë dhe hetues të SPAK/BKH, brenda ambienteve dhe nën mikpritjen e Shkollës Shqiptare të Magjistraturës, ekspertët e EU4LEA nga Grupi Operativ Special i Karabinierëve dhe magjistratë të lartë italian, zhvilluan këtë seminar i cili kishte për qëllim  paraqitjen e mjeteve më efektive të hetimeve, si përgjimet dhe infiltrimet.

Përvoja e madhe dhe e dalluar e ekspertëve të EU4LEA i ndihmoi prokurorwt dhe hetuesit shqiptarë të kenë një kuptim më të mirë mbi përdorimin e këtyre mjeteve hetimore shumë të dobishme, duke prezantuar raste reale dhe mënyra efektive për t’iu qasur çështjeve më komplekse. Ky seminar iu dha një mundësi të rrallë të gjithë pjesëmarrësve që të ndajnë pwrvojat e tyre profesionale të përditshme dhe mënyrat mw tw sukseshme, dhe të zhvillojnë njohuri më të mira të kësaj fushe ekspertize. Legjislacioni nw fuqi për përgjimet u trajtua nga ekspertët, duke pwrshirw  edhe pjesëmarrësit në diskutime mjaft interesante tw bzauara edhe nw aspektin krahasimorw te legjislacionit.

Sërish, seminari tregoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive ligjzbatuese si mënyra më vendimtare për të luftuar krimin e organizuar transnacional dhe lidhjen shumë të mirë në këtë fushë që kanë institucionet shqiptare dhe europiane.