Trajnim mbi mjetet motorike të vjedhura ose të manipuluara dhe teknologjia e kërkimit.

Projekti EU4LEA, Komponenti dy, që mbulon Menaxhimin e Integruar të Kufirit, në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave organizuan një trajnim njëjavor, duke u fokusuar tek mjetet motorike të vjedhura ose të manipuluara dhe teknologjinë e kërkimit, në datat 21-25 gusht. 2023.

Qëllimi i trajnimit ishte rritja e njohurive dhe ekspertizës së strukturave të përfshira për identifikimin e mjeteve motorike të vjedhura apo të manipuluara dhe zgjerimi i fushës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare.

Trajnimi u zhvillua nga dy ekspertë ndërkombëtarë të Rojesë Kufitare Finlandeze, me njohuri të thelluara dhe përvojë të gjatë me shumë vende evropiane për mjetet motorike të vjedhura ose të manipuluara.

Trajnimi do të shoqërohet me dhurimin e Skanerëve të tjerë OBD, të prokuruara nga Projekti EU4LEA.

Për shkak të interesit të lartë dhe reagimeve pozitive të dhëna nga pjesëmarrësit, Projekti EU4LEA do të organizojë kurse të tjera trajnimi në nivel më të avancuar.