Workshop mbi “Astrolabio”, një rast studimor i një ekipi të përbashkët hetimor të suksesshëm ndërmjet prokurorëve të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, Eurojust dhe Europol.

Më 17 maj 2023, projekti EU4LEA organizoi një seminar për të rivlerësuar Operacionin Astrolabio vis-a’-vis metodologjisë së Sekretariatit të Ekipeve të Përbashkëta Hetimore dhe për të vënë në dispozicion ekspertizën e zhvilluar për raste të ngjashme në të ardhmen, veçanërisht në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Prokurorët e specializuar nga Italia – Struktura e Posacme Kundër Krimit të ORganizuar Shqipëri, si dhe Greqia, së bashku me analistë nga EUROPOLI, të cilët asokohe mbështetën hetimin dhe Kolegjet EUROJUST të  të tre vendeve, u mblodhën nën drejtimin e EU4LEA-s dhe Sekretariati I EPH-ve në Eurojust.

Edhe pse Operacioni Astrolabio konsiderohet një rast studimor për rezultatet e tij të suksesshme përsa i përket kriminelëve të arrestuar dhe zhvillimit të inteligjencës, gjatë seminarit u identifikuan mjete teknike të mëtejshme për rastet e ardhshme si dhe u thelluan njohuritë mes hetuesve.