Projekti EU4LEA rekrutoi një Ekspert Afatshkurtër (STE) për të vlerësuar strukturat aktuale dhe situatën e modelit të analizës së rrezikut të zbatuar nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, përkatësisht në dy javë të alternuara, 17-21 prill dhe 08-12 maj 2023.
Qëllimi i këtij vlerësimi ishte rritja e kapaciteteve të strukturave të policisë kufitare për analizimin e rreziqeve që lidhen me aktivitetet kriminale ndërkufitare dhe përcaktimi i hapave që do të ndërmerren në të ardhmen për të harmonizuar modelin e analizës së rrezikut me modelin CIRAM 2.0. Aktiviteti u fokusua në takime me të gjithë specialistët e analizës së rrezikut në nivel qendror dhe vendor, përfshirë Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), me diskutime të frytshme mbi çështje që lidhen me kuadrin ligjor, strukturën, burimet njerëzore, procedurat standarde të punës, mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit, identifikimin e treguesve të rrezikut, e kështu me radhë.
Vlerësimi u krye nga një Ekspert i Lartë austriak në fushën e Analizës së Rrezikut dhe Menaxhimit të Integruar të Kufirit me njohuri të thella dhe përvojë të mëparshme pune me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Migracionit në Shqipëri. Vlerësimi do të pasohet nga aktivitete të tjera në lidhje me këtë temë.