Projekti EU4LEA organizoi, nga data 17 – 19 tetor 2023, një vizitë pune në Vjenë për zyrtarët e lartë të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit me qëllim shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira mbi modelin e analizës së riskut në Menaxhimin e Integruar të Kufirit; ndërtimin e platformave të komunikimit për transmetimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet strukturave të ndryshme të policisë kufitare të përfshira në analizën e riskut dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Koordinimit (QKK) për Menaxhimin e Integruar të Kufirit si dhe u diskutua mbi bashkëpunimin e mundshëm hetimor për krimet ndërkufitare. Delegacioni i Policisë së Shtetit u prit nga homologët e tyre në Ministrinë e Brendshme Austriake, strukturat e policisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, Zyra Kombëtare Austriake FRONTEX (NFPOC), Zyra e Përbashkët Operacionale (JOO) Vjenë dhe Platforma e Përbashkët Koordinuese (JCP) dhe u njoh me struktura të tjera dhe funksionimin e njësive që merren me temat e mësipërme.
Tuesday, December 24, 2024