Në vijim të Planit të Parë të Punës, Komponenti për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të projektit EU4LEA, organizoi një vizitë në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut nën Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Gjirokastrës dhe Korçës, në datat 01-03 Nëntor 2022.
U organizuan takime me drejtorin dhe shefin e sektorit të kufirit të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit (DVKM) në Gjirokastër, dhe me shefin e sektorit të kufirit të DVKM në Korçë. Takime të tjera u mbajtën me shefat dhe punonjësit e pikave të kalimit kufitar në Kakavijë, Tre Urat, Kapshticë, Goricë, Tushemisht, Qafë Thanë, ku u diskutua mbi çështje që lidhen me procedurat, infrastrukturën, pajisjet, burimet njerëzore, ngarkesën në punë, trajnimin dhe mbi çështje të tjera me interes.