Shërbimet mbështetëse janë një element kyç për institucionet ligjzbatuese, veçanërisht për Policinë e Shtetit Shqiptar, duke pasur parasysh rolin operacional të kësaj agjencie. Suksesi në logjistikë përkthehet në rritje të efikasitetit, kosto më të ulëta, produktivitet më të lartë, përdorim më efikas të pajisjeve, hapësirave në ambientet e ndryshme. Ato kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin kryesor të PSH-së dhe ndihmojnë institucionin të performojë më mirë dhe të përmbushë objektivat e tij.
Projekti EU4LEA ka një Komponent të dedikuar për “Përmirësimin e kapaciteteve të PSHSH-së për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, financiare dhe teknike”. Në këtë drejtim, në datat 9-11 maj, Projekti organizoi një tryezë pune dy-ditore dhe një seminar njëditor rreth Menaxhimit të Aseteve. Në aktivitetet morrën pjesë specialistë, përgjegjës dhe drejtues të nivelit të lartë nga Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e IT dhe Logjistikës së Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Akademisë së Sigurisë.
Tryeza e punës dhe seminari sollën rezultate konkrete, u paraqitën drafte për katalog shërbimesh, identifikimi i SLA-ve, përcaktimi i grupeve të synuara nga shërbimet, përshkrimi i proceseve të punës, fushat e kërkuara në sistem, funksionimi i biletave të incidenteve, etj., dhe një demonstrim se si mund të jetë osTicket i konfiguruar për ta përdorur si burim të hapur në sistemin e Policisë së Shtetit.
Të dy aktivitetet u krijuan për të qenë një kombinim i aspekteve teknike të diskutuara gjatë tryezës së punës dhe qasjes strategjike dhe shqetësimeve të trajtuara gjatë seminarit që u ndoq nga drejtues të nivelit të lartë të PSHSH-së dhe Akademisë së Sigurisë. Pjesëmarrësit u përfshinë në një diskutim interaktiv dhe të frytshëm gjatë tryezës së punës dhe seminarit.