5 Qershor 2023, Akademia e Sigurisë, Tiranë
Nisi të hënën një trajnim dyjavor, modul bazë mbi mbikëqyrjen dinamike dhe vezhgimin për hetuesit e NBI, organizuar nga EU4LEA në bashkëpunim me PSHSH dhe SPAK/NBI në Akademinë e Sigurisë së Policis,.
Trajnimi në punë synon të përmirësojë aftësinë e BKH-së për të operuar në terren në mënyrë që të fitojë pavarësinë e plotë në kryerjen e hetimeve shumë të ndjeshme që bien nën funksionet e veprimtarisë së BKH-së. Ekspertët EU4LEA janë rekrutuar nga njësitë më të larta hetimore të shteteve anëtare të BE-së, përkatësisht Grupi Operativ Special nga Carabinieri Corp. Si pasojë, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri praktike dhe teorike nga aftësitë dhe kapacitetet shumë të specializuara të ekspertëve EU4LEA.
Ekspertë nga Drejtoria e Forcave të Operacionit Special të PSH-së janë pjesë e seancave trajnuese për të ofruar mbështetje këshillimore për ekspertët e BE-së mbi kontekstin operacional shqiptar dhe për të diskutuar në seksione të ardhshme mbi stërvitje më të avancuara që synon ekipin e mbikëqyrjes SOF.
Në ditën e nisjes së këtij trajnimi të vyer, Kryeprokurori i Posaçëm – Drejtuesja e BKH-së si dhe dhe përfaqësues nga PSH-ja përshëndetën dhe vlerësuan aktivitetin dhe uruan që nisma të ngjashme të hartohen dhe të mbështeten nga të gjitha palët në të ardhmen

