Projektit EU4LEA përfundoi një sërë aktivitetesh mbi zhvillimin e politikave dhe procedurave lidhur me menaxhimin e sigurisë rrugore dhe kontrollin e trafikut në drejtim të aktiviteteve për parandalimin e krimit.
Projekti angazhoi një ekspert të lartë ndërkombëtar, për të bërë një vlerësim të situatës në lidhje me kontrollin proaktiv të trafikut në luftën kundër krimit. Eksperti afatshkurtër i rekrutuar zhvilloi takime me njësi të ndryshme të Policisë së Shtetit Shqiptar, në veçanti me Shefin e Drejtorisë Rrugore. Ai gjithashtu zhvilloi një takim pune me aktorë të jashtëm të rëndësishëm si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat përkatëse.
Ky mision mbuloi asistencën në tema që lidhen me kontrollet e policisë buzë- rrugës dhe kontrollet mbi makinat e kamionë sa i takon pajtueshmërisë së tyre me standardet ndërkombëtare dhe mbledhjen e informacionit të shfrytëzueshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe atë rëndë, situatën e inteligjencës kombëtare për automjetet e vjedhura në nivel rajonal dhe në vende të BE-së, kontrollet mbi pajtueshmërinë e kamionëve me Standardet Ndërkombëtare për transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe adresimin e çështjeve thelbësore mbi Sistemet e Transportit të Inteligjencës (ITS) dhe ndërlidhjen e tyre.
Gjithashtu përfituesi kërkoi bashkëpunim dhe ekspertizë të mëtejshme të ekspertit të projektit EU4LEA për institucionet shqiptare, për të ofruar praktikat më të mira në fushë të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe për të garantuar një përfshirje dhe bashkëpunim të plotë të të gjithë aktorëve në vend.