Më 17 maj 2023, projekti EU4LEA organizoi një seminar për të rivlerësuar Operacionin Astrolabio vis-a’-vis metodologjisë së Sekretariatit të Ekipeve të Përbashkëta Hetimore dhe për të vënë në dispozicion ekspertizën e zhvilluar për raste të ngjashme në të ardhmen, veçanërisht në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Prokurorët e specializuar nga Italia – Struktura e Posacme Kundër Krimit të ORganizuar Shqipëri, si dhe Greqia, së bashku me analistë nga EUROPOLI, të cilët asokohe mbështetën hetimin dhe Kolegjet EUROJUST të të tre vendeve, u mblodhën nën drejtimin e EU4LEA-s dhe Sekretariati I EPH-ve në Eurojust.
Edhe pse Operacioni Astrolabio konsiderohet një rast studimor për rezultatet e tij të suksesshme përsa i përket kriminelëve të arrestuar dhe zhvillimit të inteligjencës, gjatë seminarit u identifikuan mjete teknike të mëtejshme për rastet e ardhshme si dhe u thelluan njohuritë mes hetuesve.





