Projekti EU4LEA në bashkëpunim të ngushtë me partnerin kryesor të konsorciumit – Policia e Shtetit Italian, Ministria e Brendshme e Republikës së Italisë, mundësuan dhe financuan organizimin e një vizite studimore për të mbështetur Akademinë e Sigurisë, Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Ministrinë e Brendshme.
Qëllimi i vizitës ishte përftimi i një kuadri të përgjithshëm për procedurat e rekrutimit, përzgjedhjes, trajnimit dhe ecurisë në karrierë nga Policia e Shtetit Italian, Ministria e Brendshme me qëllim forcimin e kapaciteteve të Akademisë së Sigurisë.
Gjatë vizitës studimore dyditore, delegacioni shqiptar, i përbërë nga përfaqësues të lartë, u takua me homologët italianë për të shkëmbyer eksperiencë në fushat e sipërpërmendura si dhe vizitoi e u takua me homologët nga Instituti i Inspektorëve të Policisë së Shtetit Neptun, Qendra Kombëtare për Specializim dhe Përmirësim në Qitje, Qendra e Trajnimit për Mbrojtjen e Rendit Publik, Shkolla e Lartë e Policisë, Drejtoria Qendrore për Çështjet e Përgjithshme dhe Politikat e Personelit për të shkëmbyer përvojë dhe për të marrë informacion mbi aktivitetet e formimit dhe didaktike dhe procedurat e përzgjedhjes për ngritjen në gradë, në Policinë e Shtetit Italian.
Një vizitë e tillë konsiderohet si një hap paraprak në procesin e përafrimit të kapaciteteve të përgjithshme të Policisë së Shtetit me standardet më të mira të BE-së.