Projekti EU4LEA organizoi një kurs trajnimi intensiv me cilësi të lartë për identifikimin e mashtruesve dhe dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit, nga data 27 mars deri më 07 prill 2023, në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit. Trajnimi u zhvillua nga dy ekspertë austriakë afatshkurtër me njohuri të thella dhe përvojë të gjatë mbi dokumentet e falsifikuara.
Java e parë e trajnimit iu drejtua kontrollorëve të sapoemëruar kufitar dhe java e dytë kontrollorëve me më shumë përvojë. Në trajnim morën pjesë 40 punonjës të policisë kufitare nga të gjitha Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit.
Qëllimi i trajnimit ishte rritja e njohurive dhe ekspertizës së punonjësve të policisë kufitare për dokumente të falsifikuara ose të manipuluara. Trajnimi u fokusua në elemente që kanë të bëjnë me veçoritë e sigurisë së prodhimit të pasaportave, veçoritë e sigurisë së shtresave plastike, teknikat e printimit, kartat plastike, pajisjet me optik të ndryshueshme, tendencat e reja në dokumentet e manipuluara, keqpërdorimi i dokumenteve origjinale dhe tema të tjera me interes. Ky trajnim do të pasohet nga aktivitete të tjera trajnuese në të ardhmen.








