Projekti EU4LEA zhvilloi takimin e tretë të Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara të projektit. Takimi mblodhi të ftuar të nderuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian si autoriteti kontraktor i veprimit, përfituesit kryesorë dhe dytësorë, si dhe Projektet e BE-së dhe donatorëve të tjerë ndërkombëtarë që ofrojnë asistencë në fushën e shtetit të së drejtës..
Në eventin e bashkëkryesuar nga znj. Lenka Vitkova, Shefe e Seksionit të Mirëqeverisjes dhe Shtetit të së Drejtës në Delegacionin e BE në Shqipëri, z. Besfort Llamallari, Zëvendës Ministër i Brendshëm, diskutuan z. Pëllumb Seferi Drejtor i Departamentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në PSH, , znj. Pranvera Pustina, Shefe e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, z. Ened Nakuci prokuror i posacem në SPAK.
Drejtuesi i Ekipit të projektit EU4LEA, z. Fabio Ottaviani dhe zëvendës drejtuesi z. Richard Dullnigg, prezantuan progresin e bërë nga projekti në bashkëpunim me përfituesit, duke nënvizuar rezultatet kryesore dhe rekomandimet si dhe planin e ardhshëm të punës së EU4LEA.
Përfituesit kryesorë të projektit shprehën mirënjohje për mbështetjen e pakursyer dhe asistencën teknike të ofruar nga ekipi i projektit gjatë zbatimit të tij të tretë gjashtëmujor. Ekipi i projektit dhe palët e interesuara shprehën përkushtimin e tyre të palëkundur për një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.