22.06.2023
Projekti EU4LEA zhvilloi takimin e tij të dytë të Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara (BDPI) të enjten, 22 qershor 2023. Takimi mblodhi të ftuar të nderuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian si autoriteti kontraktor i veprimit, përfituesit kryesorë dhe dytësorë, si dhe Projektet e BE-së dhe donatorëve të tjerë ndërkombëtarë që ofrojnë asistencë në fushën e shtetit të së drejtës..
Eventi u bashkëkryesua nga znj. Lenka Vitkova, Shefe e Seksionit të Mirëqeverisjes dhe Shtetit të së Drejtës në Delegacionin e BE në Shqipëri, z. Besfort Llamallari, Zëvendës Ministër i Brendshëm, z. Sokol Bizhga, Zëvendës Drejtor i Pergjithshem i Policinë e Shtetit Shqiptar, znj. Pranvera Pustina, Shefe e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, z. Klodjan Braho drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Drejtuesi i Ekipit të projektit EU4LEA, z. Fabio Ottaviani dhe zëvendës drejtuesi z. Richard Dullnigg, prezantuan progresin e jashtëzakonshën të bërë nga projekti në bashkëpunim me përfituesit, duke nënvizuar rezultatet kryesore dhe rekomandimet si dhe planin e ardhshëm të punës tashme te konsultuar me përfituesit. Fjala iu dha me pas EAM-ve që drejtojnë fushat specifike të ndërhyrjes së EU4LEA.
Përfituesit kryesorë të projektit shprehën mirënjohje të thellë për mbështetjen e pakursyer dhe asistencën teknike të ofruar nga ekipi i projektit gjatë zbatimit të tij të dytë gjashtëmujor. Ekipi i projektit dhe palët e interesuara shprehën përkushtimin e tyre të palëkundur për një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen për të arritur rezultatet e pritura.
Drejtuesi i Projektit, Z. Giorgio BUTINI, duke njohur bashkëpunimin e shkëlqyer ndërkombëtar të arritur me homologët shqiptarë. Ai theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të opsioneve përkatëse të vëna në dispozicion përmes asistencës teknike të BE-së nga përfituesit dhe ofrimin e komenteve të vlefshme për projektin. Kjo ripohoi lidershipin e Italisë në luftën kundër krimit të organizuar, duke forcuar pozicionin e saj.





