Tiranë, 31 maj 2023
Seminari synoi të trajtojë prioritetin e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, si Policia e Shtetit Shqiptar, Prokuroria e Përgjithshme dhe ato te Rretheve Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në rikuperimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe parandalimin e kriminelëve që të përfitojnë nga krimet që kryejnë.
Duke lehtësuar komunikimin dhe krijuar lidhjet mes autoriteteve gjyqësore dhe policore, seminari siguroi një platformë për të kuptuar dhe përballur sfidat lidhur me rikuperimin e aseteve të paligjshme si pronat, automjetet, jahtet, paratë dhe fondet e tjera të marra nëpërmjet korrupsionit ose krimeve të tjera të fituara.
Ekspertët e BE-së nga Autoriteti Gjyqësor dhe OPGJ prezantuan modele të suksesshme për këtë çështje, përkatësisht legjislacionin italian Antimafia i cili është një nga më të avancuarit në mbarë botën. Ngjashmëria e fortë midis ligjeve antimafia shqiptare dhe italiane tregon bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen në aktivitete hetimore gjithëpërfshirëse për asetet.