Projekti EU4LEA përfundoi aktivitetet sa i takon rritjes së kapaciteteve operacionale të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme/ dhe te rretheve, SPAK/BKH në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Projekti angazhoi një ekspert të lartë ndërkombëtar, për të bërë një vlerësim të situatës lidhur me organizimin e punës, nevojat për trajnim si dhe mbështetjen që do të ofrohej nga projekti. Eksperti Afatshkurtër zhvilloi një sërë takimesh me përfitues të ndryshëm të rëndësishëm të projektit, si Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe BKH. Takime më të detajuara pune u zhviluan edhe me njësitë përkatëse të specializuara për të kuptuar procedurat specifike që duhen ndjekur në mbështetjen e brendshme të vetë institucioneve, të cilat në disa raste mund të rrezikojnë fshehtësinë e hetimeve, në rastet kur nevojiten aktivitete përgjuese, mbikqyrëse etj.
Bashkëpunim dhe ekspertiza e mëtejshme do të vazhdojë nga EU4LEA për institucionet shqiptare, me qëllim ofrimin e praktikave më të mira të vendeve anëtare të BE në këtë fushë, si dhe për të garantuar një përfshirje dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë palëve të interesit në vend.