Ndërveprueshmëria ose “sisteme të ndryshme TIK që flasin të njëjtën gjuhë dhe ndajnë informacionin lehtësisht” . Ky ishte koncepti kyç në seminar e organizuar dhe moderuar nga EU4LEA, mbi ndërlidhjen mes bazave të të dhënave dhe sistemeve të Policisë së Shtetit Shqiptar, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe rolit koordinues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Palët diskutuan me gjallëri për mundësitë teknike dhe kontraktuale për zbatimin e përmirësimeve për të rritur nivelin e automatizimit të procedurave dhe shkëmbimit të të dhënave si nga këndvështrimi ligjor ashtu edhe TIK, me qëllim përfundimisht reduktimin e numrit të lartë të dokumentacionit në letër.
Sesioni i punës vijoi me 6 raste të përzgjedhura përdorimi, sa i takon çështjeve kritike të identifikuara nga ekspertiza e projektit EU4LEA, duke sjellë mes pjesëmarrësve diskutime të ndezura dhe planifikimin e ardhshëm të bashkëpunimit mes njëri-tjetrit.