Projekti EU4LEA financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit II (IPA II). Projekti ka filluar zbatimin më 1 qershor 2022 dhe pritet të zgjasë 24 (njëzet e katër) muaj. Objektivi i përgjitshëm i projektit është të kontribuojë në fuqizimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.
EU4LEA është ideuar si një projekt asistence teknike i BE-së për të mbështetur dhe asistuar agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit në Shqipëri, veçanërisht Policinë e Shtetit Shqiptar, Ministrinë e Brendshme, SPAK (Prokurorinë e Posaçme dhe BKH), Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroritë e Rretheve, në arritjen e objektivave dhe afrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së.
Marrëveshja e Kontributit të BE IPA/2022/432998, për zbatimin e projektit EU4LEA, i është dhënë nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri Ministrisë së Brendshme të Republikës së Italisë, si partner kryesor. Ministria Federale e Brendshme e Republikës së Austrisë dhe FIIAPP- Spanjë “Fondacioni Ndërkombëtar dhe Ibero-Amerikan për Administratën dhe Politikat Publike” janë dy partnerët e tjerë zbatues të projektit.
Përfituesit kryesorë të asistencës EU4LEA janë Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK (Prokuroria e Posaçme dhe BKH), Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroritë e Rretheve. Përfituesit dytësorë përfshijnë DPPPP, Autoritetet Doganore dhe Tatimore, ILDKPKI, AAPSK, Ministria e Drejtësisë, etj. Përfituesit përfundimtarë janë shtetasit shqiptarë.
Për të krijuar sinergji dhe për të shmangur mbivendosjet, EU4LEA do të krijojë dhe do të mbajë bashkëpunim të ngushtë me projekte të tjera të financuara nga BE në fushën e sundimit të ligjit dhe programe të tjera të financuara nga ndërkombëtarë.
EU4LEA ka 2 objektiva specifike. Objektivi i parë është të përmirësojë përformancën e Policisë së Shtetit SHqiptarë (PSh), SPAK (Prokurorinë e Posaçme dhe BKH), Prokurorinë e Përgjithshmë dhe ato të Rretheve si dhe agjensitë në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, korrupsionit në nvele të larta dhe krimit mjedisor. Objektivi i dytë është ai i përmirësimit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit në nivel kombëtar (MIK).
Për realizimin e objektivave të përcaktuara, fokusi i projektit do të jetë si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, duke integruar mes përfituesve Drejtoritë e Policisë së Qarqeve dhe Prokuroritë e Rretheve, si dhe do të adresojë sfidat në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm, korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit mjedisor, kapaciteteve për parandalimin e krimit nëpërmjet policimit në komunitet, ngritjes së kapaciteteve mbi planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, financiare dhe teknike, koordinimin ndërinstitucional për bashkëpunim efektiv ndërkombëtar në përputhje me politikat kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Projekti do të hartojë dhe organizojë kurse trajnimi të përshtatura, duke përfshirë trajnimin në punë dhe asistencën për zhvillimin e kapaciteteve, të cilat do të bashkojnë policinë, prokurorët, qeverinë vendore dhe palë të tjera të interesuara, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit mes tyre.
Gjithashtu, parashikohen lloje të ndryshme aktivitetesh, si trajnime/ëorkshope, ushtrime praktike simulimi në vinel qendror dhe vendor, mbështetje këshillimore dhe teknike ashtu edhe strategjike, vlerësime/analiza ligjore, përmbledhje e acquis përkatëse të BE-së, një gamë e gjerë vizitash studimore në agjencitë e BE dhe vendeve anëtare, rishikim/monitorim i rasteve penale, vizita në terren, etj.