Projekti EU4LEA kreu vizita vijuese në terren në Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë dhe Gjirokastër dhe në pikat përkatëse të kalimit kufitar (PKK), në datat 05-07 shkurt 2024. Qëllimi kryesor i vizitës ishte vlerësimi i situatës në drejtoritë e sipërpërmendura dhe pikat e kalimit kufitar, në vijim të aktiviteteve trajnuese për identifikimin e automjeteve të vjedhura dhe dokumenteve të falsifikuara dhe përdorimin e pajisjeve përkatëse të dhuruara nga projekti EU4LEA për këtë qëllim. Në fokus ishin edhe ndryshimet e bëra në lidhje me burimet njerëzore dhe infrastrukturën në këto PKK, bazuar në rekomandimet e projektit nga vizitat e mëparshme. U organizuan takime me drejtuesit përkatës vendor të kufirit dhe migracionit, shefat e sektorëve, shefat e stacioneve dhe PKK-ve të vizituara.

