Projekti EU4LEA, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit dhe Njësinë Delta, zhvilloi një trajnim praktik mbi Radarët dhe Lundrimin në Vlorë në dobi të strukturave të policisë kufitare në datat 11 – 15 shtator 2023. Qëllimi i këtij trajnimi ishte rritja e njohurive dhe ekspertizës së punonjësve të përfshirë të policisë kufitare për përdorimin e radarëve të instaluar në mjetet e reja lundruese, stacionet e radarëve dhe furgonat e mbikëqyrjes kufitare, si dhe teknikat dhe praktikat e lundrimit detar, në mënyrë që të përmirësohet më tej zhvillimi i kapaciteteve profesionale të policisë kufitare në luftën kundër krimit ndërkufitar.
Ekspertiza e nevojshme për të mbuluar temat e sipërpërmendura në këto fusha specifike u ofrua nga Roja Bregdetare Shqiptare dhe u mbështet fuqishëm nga Njësia Delta. Ndër të tjera, ky aktivitet kontribuoi më tej në rritjen e bashkëpunimit më të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet agjencive të ndryshme shqiptare të përfshira në menaxhimin e integruar të kufijve.











