Projekti EU4LEA mbajti takimin e tij të parë të Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara (BDPI) më 13 dhjetor 2022. Në takim morën pjesë Delegacioni i Bashkimit Evropian si autoriteti kontraktor i projektit, përfituesit kryesorë dhe dytësorë të projektit, Projektet e BE-së dhe donatorëve të tjerë ndërkombëtarë që ofrojnë asistencë në fushën e shtetit të së drejtës.
Takimi i parë i Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara u bashkëkryesua nga znj. Lenka VITKOVA, Shefe e Seksionit të Mirëqeverisjes dhe Shtetit të së Drejtës në Delegacionin e BE në Shqipëri,
z. Besfort Llamallari, Zëvendës Ministër i Brendshëm, z. Rebani JAUPAJ, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Shqiptar, znj. Pranvera Pustina, Shefe e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, z. Ened Nakuci, Prokuror Special në Prokurorinë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Drejtuesi i Projektit, Z. Giorgio BUTINI, prezantoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërkombëtar me homologët shqiptarë në lidhje me ekipet e përbashkëta të hetimit dhe rastet specifike që mund të përdoren si raste studimore për sistemin gjyqësor shqiptar. Ai theksoi rëndësinë për përfituesit për të qenë në gjendje të shfrytëzojnë opsionet përkatëse të ofruara nëpërmjet asistencës teknike të BE-së dhe çdo projekti tjetër ndërkombëtar në fushën e shteti të së drejtës dhe përmirësimit të bashkëpunimit gjyqësor.
Drejtuesi i ekipit të projektit EU4LEA, z. Fabio OTTAVIANI, prezantoi progresin e bërë nga projekti në bashkëpunim me përfituesit për periudhën qershor 2022-nëntor 2022, duke nënvizuar rezultatet dhe rekomandimet kryesore. Përveç kësaj, Z. OTTAVIANI prezantoi planin e propozuar të punës duke përfshirë jo vetëm aktivitetet që do të kryhen në bashkëpunim të ngushtë me përfituesit dhe çdo palë tjetër përkatëse të interesuar gjatë gjashtë muajve të ardhshëm (dhjetor 2022 – maj 2023), por edhe rezultatet e pritshme.
Përfituesit kryesorë të projektit vlerësuan shumë mbështetjen dhe ndihmën teknike të ofruar nga ekipi i projektit gjatë zbatimit të tij në gjashtëmujorin e parë. Takimi përfundoi me miratimin e Termave të Referencës së Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara, Raportit të Progresit dhe Planit të Punës. Ekipi i projektit dhe palët e interesuara shprehën përkushtimin e tyre për një bashkëpunim të frytshëm për të arritur rezultatet e pritura.