Seminari teknik filloi me perspektivën dhe përvojën e ekspertëve të Shteteve Anëtare të BE-së sa i takon reagimit dhe përballjes më të mirë multi-niveleshe ndaj urgjencave, në një mjedis dhe moment kur kërcënimet dhe siguria kibernetike në radhë të parë kërkojnë që Agjensitë Ligjzbatuese të përmirësojnë vazhdimisht aftësitë, burimet e tyre, dhe infrastrukturën e tyre për të luftuar dhe hetuar në mënyrë efektive krimin kibernetik.
Pjesëmarrësit, pjesë e Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, diskutuan së bashku me Ekspertët mbi teknika të ndryshme se si të ngrenë kapacitetet hetimore kibernetike dhe të përmirësojnë sigurinë kibernetike brenda organizatës së tyre dhe në të njëjtën kohë të garantojnë privatësinë dhe integritetin e infrastrukturave TIK të organeve kryesore qeveritare si dhe çdo viktimë tjetër ndaj sulmeve kibernetike.
Sfidat dhe çështjet e prezantuara gjatë seminarit, do të adresohen nga EU4LEA në aktivitete të ardhshme të dedikuara trajnuese mbi rritjen e aftësive hetimore të krimit kibernetik për PSh dhe BKH.