21 Qershor 2023 – Tiranë
EU4LEA organizoi një seminar gjithëpërfshirës dhe ndërinstitucional, për të gjithë palët e interesuara për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve mjedisore. Fokusi kryesor ishte ngritja e kapaciteteve në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale, seminari përfshiu kuadrin ligjor përkatës në Shqipëri, Itali dhe BE dhe u diskutua në mënyrë aktive nga pjesëmarrësit. Gjate punimeve u evidentua se krimi mjedisor duhet të lexohet si një formë e krimit ekonomik dhe të luftohet përmes ndjekjes penale të aktiviteteve të ndryshme kriminale, duke filluar nga krimi i organizuar, korrupsioni e deri te mashtrimet në prokurimet publike. Qasja e rënë dakord, e diskutuar nga te gjitha palet si dhe asistenca e ardhshme e projektit EU4LEA , ishte që agjensite ligjzbatuese ne Shqiperi, agjensite per mbrojtjen e mjedisit, autoritetet gjyqesore, prokuroria, etj të kenë një vizion fillestar strategjik të fenomenit dhe më pas të ndërtojnë kapacitete teknike për të kuptuar më mirë krimin mjedisor si një krim përmes të cilit arrihet një qëllim si fitimi i paligjshëm, korrupsioni, ryshfeti etj.