Me kënaqësi të veçantë njoftojmë se projekti EU4LEA ka organizuar një kurs trajnimi gjithëpërfshirës me temën “Parandalimi dhe Kundërshtimi i Ekstremizmit të Dhunshëm që Çon në Terrorizëm”, i zhvilluar nga data 18 deri në 21 qershor 2024 me koordinimin e frytshem te Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH). Ky trajnim u krijua posaçërisht për patrullat e Policisë së Shtetit Shqiptar, me qëllim pajisjen e tyre me strategjitë dhe teknikat më të fundit për të luftuar dhe parandaluar në mënyrë efektive ekstremizmin e dhunshëm. I udhëhequr nga ekspertë të nderuar si z. Di Peso nga Ministria e Brendshme e Republikës Italiane, ky trajnim mbuloi tema jetike duke përfshirë luftën kundër radikalizimit në Bashkimin Evropian dhe përvojën italiane.
I shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Policisë së Shtetit Shqiptar, QKEDH-së dhe Akademisë së Sigurisë për mbështetjen e paçmuar në organizimin e këtij trajnimi. Angazhimi dhe bashkëpunimi i tyre janë thelbësore në suksesin e kësaj nisme, duke rritur kapacitetet profesionale të policisë për të siguruar një komunitet më të sigurt.





