Projekti EU4LEA, në bashkëpunim të ngushtë me Platformën e Përbashkët Koordinuese (JCP) Vjenë dhe Ministrinë e Brendshme Austriake organizoi një vizitë studimore në Vjenë, Austri për tre punonjës të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit dhe një punonjës të Drejtorisë së Azilit, Shtetësisë dhe të Huajve në Ministrinë e Brendshme, më 25 -27 Janar 2023.
Qëllimi i vizitës ishte njohja e delegacionit shqiptar me modelin austriak të procesit të kthimit dhe ripranimit të shtetasve të vendeve të treta (emigrantë të parregullt) në vendin e tyre të origjinës, shkëmbimi i përvojave për organizimin e operacioneve të para kthimit, bashkëpunimi me vendet e treta, ambasadat dhe konsullatat, si dhe procedurat dhe aspektet teknike të operacioneve, duke identifikuar fushat e bashkëpunimit dhe mbështetjes për autoritetet shqiptare.
Delegacioni u njoh me sistemin austriak të azilit, duke përfshirë kërkesën për azil, masat kufizuese gjatë procedurës së azilit, lidhjen e vendimit për azil dhe kthim, dhe informacionin për vendin e origjinës. Gjithashtu, u bënë vizita në terren në Aeroportin e Vjenës dhe në departamente dhe qendra të ndryshme të përfshira në këto procese.
Projekti EU4LEA do të vazhdojë të mbështesë strukturat shqiptare të migracionit dhe azilit për të krijuar bazën e nevojshme për zbatimin e operacioneve të kthimit.