Komponenti për Menaxhimin e Integruar të Kufirit i projektit EU4LEA, finalizoi vizitën në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Durrës dhe Vlorë dhe në Stacionin e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Portin e Sarandës, Delta Forcë në Radhimë dhe Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë, në datat 05-07 Dhjetor 2022.
U organizuan takime me drejtuesit përkatës dhe shefat e sektorit të kufirit dhe me shefat e stacioneve dhe punonjësit e strukturave të kufirit. Diskutimet u përqendruan mbi çështje që lidhen me procedurat, infrastrukturën, pajisjet, burimet njerëzore, ngarkesën në punë dhe mbi nevojat për trajnimin. Po përgatitet një raport vlerësimi me rekomandime që do të ndahet me palën përfituese, i cili do të shërbejë si një udhëzues për hapat e mëtejshëm në të ardhmen.
me shume foto …