“Përmirësimi i Aftëive të PSh mbi planifikimin, organizimin & menaxhimin e burimeve njerëzore, financiare & teknike”
Qëllimi kryesor i këtij komponenti është të ndihmojë përfituesit të përmirësojnë kapacitetet organizative dhe administrative për të planifikuar dhe menaxhuar burimet njerëzore, financiare dhe teknike në mënyrë më efektive dhe efikase. Projekti do të mbështesë duke mentoruar dhe këshilluar për përzgjedhjen dhe menaxhimin efikas të burimeve njerëzore, hartimin e politikave përkatëse të rekrutimit, trajnimin e njësisë së burimeve njerëzore për procesin e rekrutimit, përditësimin/rishikimin dhe monitorimin e zbatimit të Planit të Integritetit, forcimin e rolit dhe kompetencave të shërbimit psikologjik, duke ofruar trajnime për planifikimin e buxhetit dhe duke kryer një vlerësim dhe analizë të mangësive për menaxhimin e aseteve.