Faqja kryesore

Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri – Faza 2 (EU4LEA 2) është një veprim katërvjeçar i financuar nga Komisioni Evropian dhe bashkëfinancuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Veprimi zbatohet në kuadër të një Marrëveshjeje Kontributi, në menaxhim indirekt, nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme Italiane (Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale), në partneritet me GIZ dhe Civipol.

EU4LEA 2 mbështetet mbi arritjet e EU4LEA Faza I dhe iniciativat e mëparshme të mbështetura nga BE-ja në fushën e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Veprimi mbështet institucionet kryesore të zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore në Shqipëri në përpjekjet e tyre për t’u përafruar me standardet e BE-së dhe për të forcuar luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, korrupsionit në nivele të larta dhe krimit financiar.

Përfituesit e projektit janë:

• Ministria e Brendshme
• Prokuroria e Përgjithshme
• Prokuroritë e Rretheve
• Prokuroria e Posaçme
• Policia e Shtetit
• Byroja Kombëtare e Hetimit
• Instituti i Policisë Shkencore
• Agjencia e Inteligjencës Financiare
• Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
• Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara
• Akademia e Sigurisë
• Shkolla e Magjistraturës
• Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
• Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve