“Parandalimi i krimit nëpërmjet policimit në komunitet”
Aktivitetet e parashikuara në këtë komponent përfshijnë forcimin e rendit dhe sigurisë publike përmes qasjes së policimit në komunitet. Projekti do të ofrojë mbështetje si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, duke mentoruar dhe këshilluar, hartimin e strategjive përkatëse që fokusohen në mbledhjen e informacionit kriminal, kryerjen e vlerësimit dhe analizës së rrezikut, përforcimin e policimit të udhëhequr nga inteligjenca, ofrimin e trajnimeve përkatëse për parandalimin dhe hetimin dhunës me bazë gjinore, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet policisë kriminale dhe policisë rrugore, si dhe ofrimin e trajnimeve të specializuara dhe trajnime të trajnuesëve për punonjësit e policisë rrugore.