Projekti EU4LEA i dhuroi Departamentit të Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit disa skanera OBD shtesë, që përdoren për zbulimin e automjeteve të vjedhura ose të manipuluara gjatë kontrolleve në vijën e dytë në pikat e kalimit kufitar. Duke kuptuar rëndësinë e përfshirjes së agjencive të tjera shtetërore, të cilat luajnë një rol në këtë fushë, një pjesë e këtyre pajisjeve ju dhuruan edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilët ishin pjesë e trajnimit të zhvilluar për këtë qëllim.


